Disa raste pozitive me Covid, mbyllet Gjykata e Apelit në Gjirokastër
Gjykata e Apelit në Gjirokastër është mbyllur pasi, kryetari i saj, prokurori dhe një gjykatës janë prekur nga koronavirusit. Gjykata do të të qëndrojë e mbyllur deri në 25 nëntor, ndërsa mësohet se do të zhvillohen vetëm masat e sigurisë.
Covid mbyll tri fasoneri në Gjirokastër, ja si paraqitet situata me të infektuarit
Tri fasoneri janë mbyllur në Gjirokastër si pasojë e Covid-19. Fasoneritë janë një nga bizneset më të rrezikuara për shkak të prezencës së shumë punëtorëve.
Zyrtarisht në Gjirokastër janë 322 raste aktive me Koronavirusi. Ndërsa në gjithë Shqipërinë që nga fillmi i pandemisë janë infektuar 25,294 persona.
Kohët e fundit në Shqipëri janë shtuar rastet e personave të infektuar, ndërsa është rritur edhe numri i viktimave. Në total në vendin tonë si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 579 qytetarë.