Delvinë, arrestohet 40- vjeçari i dënuar me 20 ditë burg

Komisariati i Policisë Delvinë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar një shtetas 40 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u krye pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.