Butrinti vijon me fitoret, mposht në “Andon Lapa” Memaliajn

Butrinti ka vijuar performancën mjaft të mirë në këtë start të kampionatit.

Në sfidën e javës së dytë kundër Memaliajt, Butrinti arriti që të sigurojë një tjetër tre pikësh të artë.

Djemtë e drejtuar nga tekniku, Milto Gurma, triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Andon Lapa”.

Autorët e golave të fitores ishin A. Kolonja në minutën e 62-të të takimit dhe Mirani në të 85-ën, duke i dhënë fitoren e dytë radhazi Butrintit.

Butrinti pas 2 ndeshjeve të para ka 6 pikë të plota, ndërsa sfida e radhës do e luajë në transfertë kundër Këlcyrës.

Ndërkohë, Delvina është mposhtur sërish në transfertë kundër Gramozit me rezultatin 2-0.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Delvinën.

Sfida e radhës për delviniontët do jetë kundër Skraparit. /Sarandanews.com/