Butrinti e nis me fitore sezonin e ri, Delvina humbet në shtëpi
Kategoria e Dytë ka ngritur siparin e edicionit të ri me takimet e para që u zhvilluan ditën e sotme.
Butrinti e ka nisur me një fitore të rëndësishme sezonin e ri, në transfertë kundër Albpetrolit.
Ky takim u mbyll me rezultatin e ngushtë 0-1 në favor të ekipit të drejtuar nga Milto Gurma.
Një tre pikësh mjaft i rëndësishëm për Butrintit që e nis sezonin me sukses duke siguruar tre pikë të arta, fal golit të shënuar në minutën e 86-të nga Mirani.
Ndërkohë, Delvina është mposhtur në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Maliqit.
Delvina humbi me shifrat 1-3, ndaj Maliqit. /Sarandanews.com/