A do ta ndëshkojë Policia e Shtetit deputetin socialist të Vlorës?

Mbrëmjen e djeshme “Sarandanews” raportoi për herë të parë lidhur me skandalin e shkaktuar nga deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sinaj i cili sfidoi Policinë e Shtetit.

Ligjvënësi mblodhi disa përkrahës të tij përtej masave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Edhe pse në shkelje të ligjit, ai zgjodhi ta publikojë videon e takimit në rrjetin social Facebook ku deklaronte se ishte i vetëdijshëm që po kryente diçka të jashtëligjshme dhe ishte i gatshëm të sfidonte ligjin.

Teksa kanë kaluar disa orë, Policia e Shtetit ende nuk ka marrë masa për të dhënë masën ndëshkimore ndaj Sinajt i cili jo vetëm sfidoi hapur protokollet e shëndetësisë duke rrezikuar shëndetin e të ftuarve, por edhe përcolli mesazhin e gabuar te qytetarët.