VIDEO EKSKLUZIVE/ Bimët e kanabisit lulëzojnë pas stadiumit “Andon Lapa” në Sarandë

Fenomeni i kanabisit mbetet ende një problem mjaft i madh në Shqipëri, ku pavarsisht luftës ndaj këtij fenomeni ai vijon të mbetet prezent.

Në një video të siguruar nga Sarandanews.com, disa bimë kanabisi janë mbjellë pas stadiumit “Andon Lapa” në qytetin e Sarandës.

Siç shihet dhe në video përveç bimeve të kanabisit që lulëzojnë para të gjithve, gjithashtu dhe situata me plehrat është mjaft e rëndë të cilat nuk janë pastruara.
Në këtë vend ku janë mbjellur bimët e kanabisit qëndrojnë për të parë ndeshjet e Butrintit shumica më e madhe e sportdashësve sarandiot.

Shpresojmë që pas këtij denoncimi policia e Sarandës të marrë menjëherë masat për të asgjesuar bimët e kanabisit si dhe ndërhyhet dhe nga bashkia për pastrimin e plehrave. /Sarandanews.com/