Sarandë, zhvillohet projekti kundër trafikimit të qënieve njerëzore

Në muajin kundër trafikimit të qënieve njerëzore ,Qendra “Tirana Art” zhvillon projektin “Care and Dare”, qëllimi i të cilit është informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbi parandalimin e këtij trafikimi .

Projekti shtrihet në 12 qytete të vendit,ku një ndër ta është edhe Saranda.

Me mbështetjen e Ambasadës së Mbreterisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe të Bashkisë Sarandë, aktiviteti nisi ditën e parë me trajnimin informues mbi shkaqet, pasojat edhe njohjen me kuadrin ligjor të këtij fenomeni.

Ditën e dytë të rinjtë punuan për krijimet artistike, duke pasqyruar nëpërmjet ngjyrave, linjave dhe kompozimeve dinamike, njohuritë e marra nga trajnimi i ditës së mëparshme.

Aktiviteti u finalizua me ekspoziten e përbashkët të nxënësve në qendër të qytetit,ku të rinjtë sarandiotë, përmes krijimtarive të tyre artistike dhanë mesazhe të forta sensibilizimi dhe ndërgjegjesimi për parandalimin e trafikimit te qenieve njerëzore.