PROFIL/ Kush është Lindita Kondi, kryetarja e re e PS Sarandë

Lindita Kondi do të udhëheqë Partinë  Socialiste në Sarandë.

Pas Amsamblesë së sotme të kësaj dege, Kondi i caktuar kryetarja e re e PS Sarandë.

Por kush është lindita Kondi?

Lindita Kondi ka lindur në Livadhja të rrethit Sarandë, më 12.02.1967. Ka përfunduar studimet e larta në degën e Agronomisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, gjatë periudhës 1985-1990.

Lindita Kondi ka ushtruar profesione të ndryshme si:

Përgjegjëse e Sektorit Perimor në ish kooperativën bujqësore “Lefter Talo”, Livadhja, gjatë periudhës prill 1990- dhjetor 1991. Për 2 vjet ka ushtruar profesionin e mësueses në shkollën 8-vjeçare Sopik.

Ka punuar si specialiste në Seksionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Këshillit të Rrethit Sarandë dhe Këshillit të Qarkut Vlorë, gjatë periudhës 1996-2002.

Prej 11 vjetësh ka ushtruar profesionin e agronomes si Drejtuese Teknike në farmacinë bujqësore, në pronësi të saj, në qytetin e Sarandës.

Së fundmi ka drejtuar Zyrën e Bujqësisë të Rrethit Sarandë, prej Dhjetorit të vitit 2013.

Zotëron shumë mirë gjuhën greke dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze.

Znj. Kondi është një specialiste e njohur në fushën e bujqësisë dhe një drejtuese e cila gëzon respektin e kolegëve të saj dhe të komunitetit ku ajo punon e jeton.