Një fshati në Kazakistan i vendoset emri Sarandë
Një fshat i ri, ku do të jetojnë të pasurit e Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sultan ka marrë emrin e qytetit tonë bregdetar, Sarandë.
Ideja e ndërtimit të fshatit, dhe emrin, ka ardhur nga biznesmeni shqiptar Begjet Pacolli i cili duke publikuar fotot e fshatit, shkruan: Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës.
Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur. Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë!