Ndarja nga jeta e kompozitorit Avni Mula, mesazh ngushëllimi nga Alket Hyseni

Deputeti Sarandës, Alket Hyseni, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Avni Mula, duke shprehur pikëllimin e tij të thellë dhe mbështetjen e tij për familjen e të ndjerit.

“Artisti i Popullit Avni Mula do të mbetet i pavdekshëm në tingujt e papërsëritshëm tek Këngët e vendit tim, tek Shqipëri o vendi im, tek Valsi i lumturisë, tek zemrat dhe memorja e brezave që u rritën me muzikën e tij mjeshtërore.

Lamtumirë Maestro!”, shkruan Hyseni më mesazhin e tij ngushëllues. /Sarandanews.com/