Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës: Ja çfarë u miratua dhe diskutua
Në orën 13.30 të së mërkurës në sallën e mbledhjeve të Bashkisë, kati i parë, u zhvillua mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak, e drejtuar nga vetë kryetari Asaf Stroka.
Në mbledhje merrnin pjesë të gjithë këshilltarët. Merrte pjesë gjithashtu edhe kryetari i bashkisë, Adrian Gurma. Fillimisht këshilltarët miratuan rendin e ditës.
Më tej mbledhja shqyrtoi u miratoi projektvendimet e propozuara nga strukturat përgjegjëse për ndihmën ekonomike, heqjen e detyrimit mujor financiar të ushqimit në kopshte dhe çerdhe për vitin shkollor 2020-2021, u bë miratimi i personave që do të trajtohen në qendrën polivalente ditore të të moshuarve, miratimi i të ardhurave dhe të tavaneve përfundimtare të shpenzimeve në nivel programi të buxhetit afatmesëm 2021-2023.
Një nga pikat që pati debate nga këshilltarët ishte ajo për sportin.
Por pyetje drejtuar ekzekutivit pati edhe për për fëmijët me aftësi të kufizuara, nëse ka mësues nëpër shkolla për këtë kategori.