Dita ndërkombëtare e të moshuarve, Qilimi: Le të udhëhiqemi e motivohemi nga urtësia e maturia e personave që i përkasin brezit të tretë

Kryebashkiakja Majlinda Qilmi, ka postuar disa foto të të moshuarve nga Delvinë në ditën ndërkombëtare të të moshuarve

“1Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

Muaj të mbarë e të begatë për të gjithë!

Le të udhëhiqemi e motivohemi çdo ditë nga urtësia e maturia e personave që i përkasin brezit të tretë.

Prej përvojës jetësore që ata mbartin në supe e shpinë, kemi se çfarë të mësojmë, ndaj prindërit, gjyshet e gjyshërit tanë,  meritojnë vëmendje e kujdes, mirënjohje e respekt, dashuri e mbështetje nga të gjithë ne, në çdo ditë e në çdo kohë.

Janë vlerë dhe bekim!”, shkruan Qilimi në postimin e saj. /Sarandanews.com/

1Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.Muaj të mbarë e të begatë për të gjithë!Le të udhëhiqemi e motivohemi çdo…

Posted by Majlinda Qilimi on Thursday, October 1, 2020