Ligji i luftës, Ministri i Jashtëm i Greqisë: Jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Denidas, tha çështja e ligjit të luftës me Shqipërinë që është ende në fuqi në vendin e tij, do të zgjidhet shumë shpejt.

“Sa i përket ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm, jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim. Dhe është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis”.

Dendias konfirmoi mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive dhe dërgimin e marrëveshjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare. “Zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dy vendet, e madje kam dëgjuar me interes të lartë dakordësinë e zotit Rama se zgjidhja e kësaj çështjeje do të ketë si bazë marrëveshjen e OKB-së, të nënshkruar nga të dy vendet. Kemi rënë dakord që Shqipëria dhe Greqia ta kalojë këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare”.

“Të zgjidhim në klimë të respektit reciprok të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull. Një urë mes dy vendeve tona është minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe miliona shqiptarë që jetojnë në Greqi”.