Ish- deputeti Gjirokastrës, Tritan Shehu sulmon Komisionin e Vlerësimit në PD

Tritan Shehu polemizon me vendimin e komisionit në PD që kualifikon kandidatët për deputet.

Sipas tij, vendimin për të kandiduar deputetwt e ka kryetari e Kryesia e Këshillit ndërsa vlerësimi i vërtetë për të ishte votimi i anëtarësisë Gjirokastrës.

“Në përgjigje të disa pyetjeve që po më vine në lidhje me hamendësi mediatike për një mendim negativ ndaj meje të një “komisioni”, po rendis disa rreshta.

Së pari realisht nuk dua të komentoj mendimet që mund të kenë për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjese e ndonjë “komisioni”, kjo do të më dukej e tepërt, jo e nevojshme dhe vlerësuese.

Pa pasur ndonjë rëndësi thelbësore të qënit apo jo deputet për veprimtarinë time politike, të cilën e kam realizuar që me 1990 si një nga nismëtaret e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnjë nga këto ofiqe kudo ku kam qenë apo ku jam, dua të nënvizoj se:

1-Vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të antarësise së PD e kanë tagër vetëm institucionet statutore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër.

2-Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, që bëri së fundmi antarësia e PD-së Gjirokastrës, e cila ashtu sic më ka mbështetur në këto vite më mbështeti përsëri me votën e saj të qartë. Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD, vecanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mencur, që ashtu siç dinë të të “hapin deren”, dinë edhe të ta “mbyllin atë”, siç edhe ka ndodhur”, shkruan Shehu.