I dënuar në Greqi për trafik droge/ Policia i sekuestron 300 mijë euro pasuri në Vlorë, aparatamente dhe dyqane
300 mijë euro pasuri i janë sekuestruar një shtetasi në Vlorë pasi ky i fundit është dënuar në Greqi për “Trafik narkotikësh”. Sipas Policisë, janë sekuestruar dy dyqane, 2 apartamente në Vlorë dhe 1 në Tiranë, si dhe 1 makinë Renault.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Pas hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:
* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.
* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.
* 1 automjet i markës “Renault”.
Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut. Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.