Flamur Golemi i përgjigjet Vangjel Tavos: Sulmon projektet e zhvillimit për Gjirokastrën, siç sulmoi projektin madhor të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë
“Dezertori oncall” Tavo sulmon projektet e zhvillimit për Gjirokastrën
Pergjigja e Flamur Golemit kryebashkiakut të Gjirokastrës ndaj ish deputetit të LSI-së Vangjel Tavo
Në një deklaratë, i nxitur nga urrejtja për investimin madhor të Bypass-it të zonës muzeale të Gjirokastrës, “dezertori oncall” ,më akuzon mua për show në zbatimin e këtij investimi madhor për qytetin.
Sa i dobishëm është ky projekt si edhe ai i parkingut në sheshin e Çerçizit, e tregon interesimi i vazhdueshëm i vetë banorëve, pa dallime politike, të cilët kanë qenë të dëshiruar për nisjen sa më shpejt të punimeve, dhe të cilëve unë dhe qeveria Rama u shërbejmë njësoj pa dallime.
Ju “gaztori” i tubave te llastikut, i mbuluar nga urrejtja për konkretizimin e këtij projekti që tashmë ka marrë edhe financimin nga buxheti i shtetit, sulmoni edhe projektin edhe aktivitetin që u organizua në Odeonin e gurtë, për prezantimin e tij.
Zoti Tavo, nuk po t’a deformoj llagapin, të ta beja “Tava”, sikurse ta deformonte, miku i sotëm dhe armiku yt i djeshëm Sali Berisha.
Pjesmarrja e komunitetit për ne ishte ajo që prisnim, banorë të interesuar për këtë investim ashtu si për gjithë ardhmërinë e Gjirokastrës.
Po ju dhe shpurra juaj pse munguat ? Mund të ishit aty, për një debat qytetar jashtë këtyre “deklaratave nga llogoret” që ju jeni mësuar ti bëni për 24 vjet me radhë.
Ti dhe LSI që përfaqëson në Gjirokastër, jeni në buzë të greminës dhe harresës politike dhe historike. Që je i lodhur, i pashpresë dhe i konsumuar, kjo duket qartë në ato që shkruan.
Ju zoti humbes na citoni ironikisht për zgjidhjen që do ti japë ai trafikut të automjeteve në zonën muzeale. Nga njëra anë bëni shumë mirë që edhe ju padashur bëheni mbështetës i tij.
Dhe më lejoni t’ju korrigjoj për dezinformimin që bëni zoti ish-deputet: projekti i bypass-it nuk kalon në Qendrën Historike të Gjirokastrës!
Meqenëse nuk denjuat të vinit e të kontribuonit me “kritikat” tuaja, më lejoni t’iu informoj se zbatimi i këtij projekti do të zgjidhë përfundimisht kaosin e trafikut, madje edhe rrezikun e rrëshqitjeve të tokës në atë zonë, për të cilën ju nuk keni patur asnjë interesim dhe as bashkia që drejtonte deri dje forca juaj politike.
Zoti doktor i ngelur në tentative, të jeni i sigurt, se investimet për ndërtimin e bypass-it dhe të parkingut në sheshin e Çerçizit do të nisin brenda vitit. Ne kemi projektet, mbështetjen e partnerëve, financimin e buxhetit të qeverisë dhe mbështetjen e të gjithë banorëve të Gjirokastrës.
Z.Tavo ishit sërish ju që fillimisht sulmuat edhe projektin madhor të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Ndërsa tashmë kilometrat e asfaltit shtrohen në të dhe ajo rrugë është drejt përfundimit, por ju nuk e zini më në gojë. Ju siguroj se një heshtje e tillë do t’ju mbulojë edhe në punimet për Bypass-in dhe parkingun në sheshin e Çerçizit, apo edhe për projektet e tjera të zhvillimit që do të vazhdojnë të zbatohen në Gjirokastër.
Vangjel, ju më drejtoheni mua për transparencën e projektit.
Unë dhe deputetët e Partisë Socialiste e bëmë publike përpara qytetarëve, siç kemi bërë për çdo projekt, por ju nuk keni patur vesh për të dëgjuar.
Por ju garantoj, që gjithmonë, me të njëjtën transparencë, do t’ua jap përgjigjen edhe për begatinë e tokave të zaptuara në Valare si dhe për faturat me toneleta nektarinë e kripë në SK Luftëtari.
Tani, më mirë hesht, sesa të bëhesh gazi i botës !