A do të ketë një mbyllje të dytë? Rama: Nëse nuk bëjmë detyrën tonë fatkeqësisht kjo mund të vijë
Gjatë përgjigjeve të pyetjeve nga qytetarët, kryeministri Edi Rama është shprehur se për momentin nuk do të ketë një mbyllje të dytë.
Por që kjo të ndodhe kryeministri bën apel se duhet të mbahen maskat në ambientet e mbyllura dhe se duhet të ruhen distancat.
“Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri.
Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont.
Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende.
Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh.
Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë”, e mbylli Rama fjalën e tij.