Parkimet, bashkia Sarande përgjigjet shpejt kundër ‘epidemisë’ së pushtimit të hapësirave publike

-Ndërsa redaksia po përgatiste për botim një Foto-Vëzhgimin mbi ‘epideminë’ e pushtimit të hapësirave publike për parkime automjetesh duke iu referuar precedentit të rrugës “Katina Papa”, ku disa persona kishin montuar mbi asfalt, bariera tubosh metalike me çelës për parkim; u mendua që një foto të tillë tillë t’ia nisnim Bashkisë, në strukturat përkatëse të saj për të vepruar.

Pikërisht sot kur Vëzhgimi do të botohej me SHËNIMIN: Ja, sesi po e zgjidh në mënyrë novative problemin e parkimeve publike Bashkia e Sarandës, një ditë para Konferencës për Turizmin e Integruar”.

POR një telefonatë mberriti nga drejtori i sapoemëruar i strukturës së përbashkët IVMT dhe Policisë Bashkiake, z. Gëzim Allkushi:

“Zotërinj, ju faleminderit për sinjalizimin në kohë.

Ju njoftojmë se barierat e vendosura pa asnje lloj kriteri ligjor, janë largar nga rruga publike “Katina Papa” dhe ndaj personave që do të tentojnë të uzurpojnë perseri, edhe një pëllëmbë nga parkimi publik, do të veprojë forca e ligjit!”–konfirmoi sot zoti Allkushi.

Redaksia dërgoi sërish gazetarët për verifikim në terren dhe pohimet e zotit Allkushi, rezultoi se ishin plotësisht të vërtëta, çka konfirmohen edhe nga fotot . Ne fakt, Kjo, eshte Polcia (Bashkiake) që duam, ne Sarandë.