Lista e kandidatëve, demokratët e Sarandës të pakënaqur: Në opozitë do qëndrojnë dhe këtë radhë, janë emra që kanë qenë me PS-në dhe LSI-në

Kryesia e Partisë Demokratike ka dërguar 8 emrat të cilët do të votohen ditën e nesërme si përfaqësuesit e kësaj force politike për kandidatë të mundshëm për deputetë dhe pushtetin lokal.

8 emrat e propozuar nga kryesia e PD janë:

1.ILIR NIKOLLI
2. IRINI NACI
3. JOLIO DINE
4. KLAUDIJA BAJRAMI
5. KRESHNIK BOZHO
6. SHPETIM AHMETI
7. SKERDILAJD SULOZEQI
8. ZANA PIRO

Por, në postimin e publikuar nga sekretarja e PD Sarandë, Matilda Qurku, e cila jep detajet se si do të zhvillohet votimi, shumica e komenteve janë negative.

Demokratët e Sarandës shprehen të pakënaqur me emrat që janë propozuar. Ata madje akuzojnë se shumica e emrave të propozuar vijnë nga radhët e PS-së dhe LSI-së.

Më poshtë komentet ne faqen e Matilda Qurkut. /Sarandanews.com/