VIDEO/ Rama: Ndërtime të tjera të rrugëve të lëna rrugëve në Jugun e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga investimet në disa akse të rëndësishme rrugore në jug të vendit.

“Mirëmëngjes dhe me këto ndërtime e rindërtime të tjera të rrugëve të lëna rrugëve në Jugun e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Rama solli në vëmendje investimet që janë kryer në bypass-in e Fierit, Qafë Plloç, Unazën e Pogradecit, Përmet-Skrapar e Llogara.

Të tjera investime të rëndësishme janë ato në aksin Lin-Pogradec, Banjë-Gramsh, Sarandë, Unaza Çorovodë, Moglicë, Korçë, Ersekë dhe Unazën Lindore të Fierit.

MIRËMËNGJES ?dhe me këto ndërtime e rindërtime të tjera të rrugëve të lëna rrugëve në Jugun e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë ?

Posted by Edi Rama on Sunday, September 6, 2020