Sitata e rënduar në Greqi, 7 viktima nga Covid, qindra raste të reja gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)
Situata vijon të jetë e rënduar në Greqi nga pandemia e koronavirusit.
7 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë shënuar 315 raste të reja, 19 prej të cilëve janë identifikuar në pikat kufitare. 68 pacientë ndodhen në intubim, mosha mestare e të cilëve është 69 vjeç.
Kujtojmë që deri më tani në Greqi 367 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.228.