Hariz Mema i del në krah protestuesve: Bashkia dhe pushteti po i falimenton

Pasi e ka kthyer facebook në një faqe humoristike ku hedh meme, Hariz Mema ka vendosur që të bëjë një status “serioz”.

Kreu i PD Sarandë, ka mbeshtetur protestën e sotme nga disa qytetarë të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve tek bulevardi i ri.

Mema shkruan se Bashkia dhe pushteti kanë keqmenaxhuar këtë situatë.

“Bashkia e Sarandes dhe pushteti vendor deshtuan me tezen se gjasme do te ndihmojne biznesin dhe turizmin me rindertimin e bulevardit e qytetit.

Jo qe nuk i ndihmuan, por i demtuan e dermuan.

Mbeshtesim protestat e lira nga biznesi vendas dhe qytetaret e Sarandes, te cilet sikur nuk u ka mjaftuar izolimi disa mujor per shkak te pandemise dhe pasojat prej saj, por duhet te neperkemben dhe vuajne prej pushtetareve dhe oligarkeve.

Bashkia dhe pushteti kane keqmenaxhuar kete situate. Duhet ta kuptojne se bizneset dhe qytetaret po FALIMENTOJNE dhe rilindja po iu jep dy duart per t’i shtyre te faleminti total.

5 milione euro te paguara nga taksaguesit shqiptare per kete bulevard shkojne ne xhepat e pushtetit dhe oligarkeve.

Bulevardi s’u mbarua ne kohe, eshte mbushur me dhe jo me inerte harmonike me detin duke prishur ekosistemin e tij. Pra, eshte abuzuar rende me kete projekt ne te gjitha elementet mbeshtetes.
Ne fakt Bashkia e Sarandes eshte kukull ne kete projekt, e paafte per te bere asgje pasi Fusha ka kapur kryetarin e sektit rilindas qe qendron ne kembe si nje dru i kalbur nga votat e vjedhura”, shkruan Mema. /Sarandanews.com/