Sarandë/ Plazhi vijon dhe në shtator, pushuesit të kënaqur me kushtet dhe shërbimet

Temperaturat e larta të shtatorit po e mbajnë gjallë sezonin turistik përmes pushuesve vendas dhe atyre nga rajoni që shijojnë plazhet e shumta të Sarandës.

Sarandanews.com ka kryer disa vëzhgime në plazhet e Sarandës ku numri i pushuesve është i kënaqshëm.
Në prononcimet e tyre shumica e pushuesve janë të kënaqur me kushtet dhe shërbimet.

“Po kalojmë shumë mirë. Teperaturat janë të përshtatahme dhe po e shijojmë këtë periudhë të shtatorit”, shprehet një pushues i ardhur nga Durrësi.

Kosovarët kanë qenë të shumtë këtë vit në Sarandë dhe vijojnë të mbeten besnik dhe gjatë shtatorit.

“Jemi duke kaluar shumë mirë. Uji dhe shërbimet janë të përkryera. Jemi të kënqur deri më tani”

“Vij çdo vit nga Prishtina për të pushuar në Sarandë. Cdo vit kalojmë bukur, jemi të kënaqur”, shprehen për Sarandanews.com disa pushues nga Kosova.

Sipas parashikimeve pritet që shtatori të shoqërohet me një mot të nxehtë. /Sarandanews.com/