Rama: Shqiptarët nuk kanë një alternativë më të mirë se unë dhe PS. Edhe të dielën po të bëheshin zgjedhjet do fitonim

Kryeministri Edi Rama fill pas mbledhjes së grupit në një fjalë para deputetëve, tha se PS dhe ai është sot alternativa më mirë që kanë shqiptarët.

Ai teksa ka bërë krahasimin me opozitën tha se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai.

Pjesë nga fjala e Ramës.

“Jemi mbledhur që t’ju ftoj në një reflektim të thellë por të shpejtë , që sot dua që ta nisim për ta kryer në javet e ardhshme si skuadër, se si ta kurorëzojmë mandatin tjetër të tretin radhazi.

Po e nis nga vetja, dhe po them publikisht me zë të lartë, çfarë duhet të bëj unë më shumë e mirë për të merituar respektimin e besimin e të tjerëve.

Shqiptarët e kanë të qartë që nuk e kanë sot për sot një kryeministër më të mirë, po a jam unë më miri që ata mund të kenë, po ju a jeni më të mirët, a janë këto që kemi berë më e mira për ta, më e mira në vetvete pa e krahasuar me alternativat që kishin apo që kanë. Sot shqiptarët nuk kanë një alternativë më të mirë se unë e sa ju, dhe këtë e dinë shumica por kjo nuk mjafton.

Po PS, që sot përfaqësohet nga ne, mund të bëjë më shumë se sa kaq , unë them se po, mund të bëj më shumë. Kam ndërmend që të kërkoj një mandat tjetër. Tani sa të gatshëm jeni për tua provuar këtë shqiptarëve, unë jam i gatshëm tju provoj se kam dëshirën ambicien vullnetin për të bërë më shumë për ta. Po pyetja nuk është vetëm se si do e përcjellë secili nga ne këtë gatishmëri, çfarë mendon në fakt sot për mua e për ju shqiptarët. Unë mund tua them hapur se si kreu i kësaj familje, nuk e marr përsipër përgjigjen për këtë pyetje, unë dua të dëgjoj zërin e çdo anëtari, me timen unë kam berë çka kam mundur, por sot kjo nuk mjafton.

Nuk mjaftojnë as mendimet tuaja për punën tonë, unë dua të di mendimin e gjithë familjes sonë.

Kur jam pajtuar me hapjen e listave kam pas bindjen se sistemi nuk na mundëson prodhimin e energjisë të mjaftueshme për një mnadat të tjetër, por
kam dhe bindje se besoj që shumë shpejt të biem dakord për metodikën e këtij vlerësimi nga e gjithë familja.

Ne nuk jemi një parti e mbyllur, pavarësisht se priret për të ,mos u hapur, ne nuk i kemi marrë dy mandate thjesht me votat e anëtarësisë sonë por gati me 10 fishin e saj.

Kushdo që do të jetë pjesë e listës sonë, i garantojmë vlerësim serioz të kandidaturës .

Nuk do them sot asgjë për kundërshtarët e dukshëm se sa më shumë shumë të ata aq më pak shohim te vetja. Ata janë humbës kronikë.
Në këtë sens ata janë një fatkeqësi jo thjesht për veten por dhe për ne sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi më shpejt, por edhe opinionin publik të mpreh këndvështrimin mbo ne.

Prandaj ne duhet të shohinm ata të padukshëm tek ata që nuk dalin në zgjedhje, tek të zhgënjyerit, edhe atyre brenda familjes tonë, dhe për ti kuptuar këto ne duhet të shohim brenda nesh, te vetja.

Ne këtu paria e PS duhet të pyesim se çfare unë do bëj për PS jo PS për mua, se përballja me popullin është nesër, jemi në provimin e madh të zgjedhjeve.

Për shumë arsye prirja për të mos e mbajtur parasysh këtë fakt kthehet në shumë drejtime të gabuar por çfarë mund të kërkoni më shumë ju, se unë nuk kërkoj asgjë, për t’ju zgjidhur hallet njerëzve.

Çfarë mund të kërkojmë pas 7 vjetësh, për të bërë 7 herë më shumë për vendin dhe njerëzit dhe natyrisht nga sot e deri ditën kur do paraqitemi për tu thënë pse duet të na votojnë, unë them se ka një gjë që duhet të bëni, kërkojini llogari vetes.