Rama: Në 2021 zgjidhet problemi, nga Malësia e Madhe deri në Sarandë do të keni ujë 24 orë
Në 2021 çështja e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë do të zgjidhet përfundimisht për zonat urbane nga Malësia e Madhe dhe deri në Sarandë.
Premtimin e bëri kryeministri Edi Rama nga Berati. Por përse deri tani? Kreu i qeverisë tha se fillimisht iu desh për të mbyllur gropën e borxheve që gjeti dhe më pas për të bërë investimet.
“Ky është zotimi i marrë në 2013 për të zgjidhur problemin me ujin.
Për të kuptuar ata që nuk duan, nuk fillon një punë kur shikon fadromën, por kur fillon analiza, studimet, projektet dhe proceset e tjera dhe për më tepër na është dashur një punë për të dalë nga gropa e borxheve të mëdha, sot jemi këtu për t’u thënë atyre që jetojnë në zonat urbane nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, që çështja e ujit të pijshëm 24 orë, përfundimisht është e zgjidhur në 2021. Pse kaq kohë e pse aq kohë? Kusuret dhe dekadat, këtu kishte një ujësjellës që nuk ishte prekur prej 50 vitesh.
Ne nuk përgjigjemi për kusuret e të tjerëve” tha ai.