Gruaja me probleme mendore qëllon me thikë infermieren në spitalin e Gjirokastrës

Një grua me probleme mendore ka qëlluar me thikë një infermiere në spitalin e Gjirokastrës.

Gruaja Elvira S. paraditen e sotme ka shkuar në ambientet e spitalit rajonal ‘Omer Nishani’ dhe ka qëlluar me thikë infermieren.

Nga sulmi i agresores e lënduar ka mbetur edhe një infermiere e dytë.

Agresorja është transportuar për në spitalin psikiatrik të Vlorës.