Majlinda Qilimi viziton një nga çerdhet e qytetit: Kujdes maksimal për fëmijët tanë

Kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi, ka vizituar sot një nga çerdhet e qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Qilimi shkruan:

“Në mjediset e çerdhes së qytetit, atje ku ekipi i mrekullueshëm i kujdestarëve mirëpret çdo ditë me dashuri femijët e qytetit.

Jemi përpjekur që këtë vit të kryejmë lyerjen, dezinfektimin, pajisjen me orendi dhe sende të domosdoshme për ta berë sa me funksional e sa më të dobishëm strehëzen e vogelushëve tanë!

Kujdes maksimal për fëmijët tanë, për krijesat e kristalta që kanë nevojë jo vetëm për dashurinë prindërore,  por edhe për vëmendjen dhe dashurinë e gjithsecilit prej nesh!”, shprehet Qilimi. /Sarandanews.com/