Hariz Mema thirrje demokratëve të Sarandës: Të hënën hajdeni votoni për kandidatët më të mirë për zgjedhjet e ardhshme
Kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, ka publikuar formularin se si do zgjidhen kandidatët e PD për zgjedhjet e ardhshme.
Teksa ka publikuar formën e fletës, Mema u ka bërë thirrje demokratëve që të vijnë e të votojnë për kandidatët më të mirë për zgjedhjet e ardhshme.
“Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Dega Sarandë, ditën e hënë me datë 05.10.2020 nga ora 10.00 – 18.00 pranë selisë së PD-së Sarandë votohet për përfaqësuesit politik me parimin “një anëtar një vote”.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe me votën tuaj kontestuese për kandidatin/en që nuk ju përfaqëson të konfirmoni kandidatët më të mirë për zgjedhjet e ardhshme!
Me votën tonë, ndertojmë të ardhmen!
Për të sqaruar anetarësinë për formën e votimit ç’do anëtarë ka të drejtë të votoj për një kandidat që nuk e përfaqëson nga lista që do të dërgoj Komisioni. Si më poshtë do të gjeni modelin e një flete votimi!”, shkruan Mema. /Sarandanews.com/