Ekzekutohet nga RENEA 71- vjeçari nga Saranda në Elbasan
Pas 5 orësh negociata, RENEA ka arritur ta neutralizojë 71-vjeçarin Lefter Zhidru në Elbasan duke e ekzekutuar atë.
Forcat RENEA kanë ndërhyrë brenda banesës ku qëndronte Zhidru duke hedhur fillimisht tymuese. Pas shpërthimeve, një breshëri automatiku është dëgjuar në orën 18:00.
Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Deri më tani nga banesa janë nxjerrë bashkëshortja dhe vajza e çiftit.
Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.
Në vendngjarje ka mbërritur sakaq edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.