Dy persona nga Saranda me Covid-19 tentojnë të kalojnë kufirin në Kakavijë, gjobiten me 700 mijë lekë

Dy persona nga Saranda janë gjobitur me 700 mijë lekë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër pasi tentuan të kalojnë doganën e Kakavijës drejt tokës greke pavarësisht se testi i Covid-19 i kishin dalë pozitive.

S.C. 60-vjeç dhe E.L. 42-vjeç janë konstatuar nga specialistët e Shëndetësisë dhe policia kufitare gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të tyre.