Çudit zv. kryetari i Këshillit Bashkiak të Sarandës, falenderon diktatorin Enver Hoxha

Zv. kryetari i Këshillit Bashkiak të Sarandës, Ibrahim Bajrami, ka falenderuar diktatorin Enver Hoxha për fushat e sportit që ka sot Saranda.

Kjo deklaratë e Ibrahim Bajramit është bërë në mbledhjen e pak ditëve më parë të Këshillit Bashkiak.

Bajrami është shprehur se pas periudhës së vitit 1990, në qytetin e Sarandës nuk është bërë asnjë fushë sportive.

Ai ka kërkuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak që bashkia të blejë sipërfaqe toke për t’i kthyer në terrene sportive.

“I nderuar kryetar. E ka marrë ferra uratën me fushat, pasi ne skemi sot.

Faliminderit, i bie që ti themi Enver Hoxhës faktikisht sepse të gjithë çfarë kemi, na i ka dhënë ai. Asgjë tjetër që atëhere deri më sot.

Ka fusha bujëqsore, në fushat e Metoqit të cilat janë bosh. Pse mos të identifikojmë 2-3 dhe të bëjmë një sërë fushas, volleyballi, basketbolli etj”, tha Ibrahim Bajrami. /Sarandanews.com/