Aksidenti tragjik në Piqerras, policia arreston drejtuesin e mjetit
Policia e Sarandës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që u aksidentua ditën e djeshme në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras ku humbi jetën 1 person.
35- vjeçari është banues në qytetin e Durrësit.
NJOFTIMI I POLICISË.
Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.