Finiq, arrestohet 57- vjeçari, drejtonte makinën në gjëndje të dehur

Një 57- vjeçarë nga Finiqi është arrestuar nga policia.

Shtetasi me inicialet S. N, u arrestua pasi po drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.N., 57 vjeç, banues në Finiq, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Karahaxh-Finiq, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.