Zjarret në Delvinë, Majlinda Qilimi: E vërteta do zbardhet, autorët do ndëshkohen!

Zjarret përfshinë sërish disa parcela me ullinj në Delvinë, duke vënë në rrezik disa banesa.

Kryebashkiakja Majlinda Qilimi shprehet se e vërteta shumë shpejt do zbardhet dhe autorët do ndëshkohen.

“Fatkeqësisht sërish në luftë me flakët!
Sërish u rrezikuan banesa, dhe sërish zjarrfikësit u vunë në vështirësi për të shpëtuar parcelat me ullinj, por edhe bimësinë e gjelbër.
Pakujdesi, papërgjegjshmëri apo dashakeqësi?!
Aktualisht nuk dimë se si ta emërtojmë…

Shumë shpejt e vërteta do të zbardhet dhe nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, autorët do të ndëshkohen, por dëmet e shkaktuara duan një kohë të gjatë që të zhbëhen”, shprehet Qilimi. /Sarandanews.com/

? Zjarri i rënë sot në #Delvinë ku u rrezikuan disa banesa, por fal ndërhyrjes së shpejt u bë i mundur netrualizimi i flakëve

Posted by Sarandanews.com on Sunday, August 30, 2020