Zjarr në periferi të Delvinës, flakët e afruan pranë banesave, tashmë po djegin masivin pyjor

DELVINË– Një zjarr masiv ka pushtuar zonën pyjore pranë Delvinës. Mësohet se vatra e zjarrit është aktive prej një ore.

Fillimisht, era e fortë ka bërë që flakët t’u afrohen banesave në një fshat në Delvinë, ndërsa tashmë po djeg masivin pyjor.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë që flakët pranë banesave të fiken. Ndërkohë po punohet për shuarjen e flakëve edhe në pyll.

Nga zjarri nuk ka dëme në banesa apo në njerëz, por vetëm në bimësinë e zonës. Mësohet se janë djegur një sasi e madhe me pemë.