Shi i rrëmbyer dhe përmbytje, moti i keq godet Greqinë, humbin jetën dy persona

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shira dhe përmbytje ka goditur Evian në Greqi, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë dy te moshuar 85 vjeç që u gjetën te mbytur në shtëpinë e tyre nga ujërat e rrëmbyera qe përmbyten disa fshatra.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Halkidha.

Rrugët dhe makinat janë mbuluar nga uji, ndërsa shumë banorë kërkojnë ndihmë, pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur.

Ne operacionin e shpëtimit qe ende vazhdon për banorët e tjerë marrin pjesë 72 zjarrfikës me 26 mjete , tre barka dhe një helikopter Super Puma.