Rrëfimi i mjekës që u dhunua nga një grua në Ksamil: Me goditi pas shpine, nuk dua të dënohet askush

Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm dhe duhet parë me seriozitet nga secili prej nesh, edhe pse ajo që ka ndodhur jo më larg se pasditja e së shtunës në Qendrën Verore Shëndetësore në Ksamil, është një rast i izoluar nuk duhet të kalojë pa vëmendjen e qytetarëve, e në rastin konkret edhe të familjarëve të qytetarit nga Tirana.

Përmes një mesazhi mjekja e Ksamilit na njeh me gjithë situatën e krijuar tepër penguese në realizimin e detyrës së saj si mjeke.

Mjekja nuk do të dënohet askush, dhe për këtë as nuk e denoncoi në organet kompetente por ndihet tepër e fyer dhe e lënduar, kur edhe pse i kanë kërkuar falje pas gjithë asaj që shkaktuan shprehet në mesazh: “ç’kuptim kishte falja e kërkuar, ishte thyer raporti mjek – pacient, ishte thyer humaniteti im”…

“Jam mjeke specializante në vitin tretë në Departamentin e Mjeksisë Interne & Hipertension në QSUT”- nis mesazhi i mjekes.

“Kam ardhur nga Ministria e Shëndetësisë për qendrat shëndetësore verore në Ksamil të ushtroj profesionin tim në këtë sezon veror.

Ditën e shtunë pata një aksident, nëse mund ta quaj kështu. Pacienti L.A 65 vjeç nga Tirana, ishte rrëzuar dhe si pasojë kishte një plagë që duhej suturuar (pra qepur).

Erdhi i shoqëruar nga bashkëshortja, dy vajzat e tyre dhe një djalë i ri. Menjëherë asistova pacientin dhe njëherësh u kërkova familjarëve të qëndronin jashtë mjediseve të qendrës, edhe për shkak të situates së Covid-it,si protokoll.

Madje njerës prej vajzave që ishte e tronditur i thashë të ulej në korridorin e qendrës. Po ata të gjithë bashkë ndërsa nuk dëgjonin çfarë u thosha për të më respektuar në ushtrimin e profesionit, vazhdonin të më qënderonin mbi kokë, duke u bërë kështu vërtetësisht pengesë.

Ndërkohë pacienti ishte me tension arterial të lartë, pasi plaga ishte e thellë. U them se duhet bërë grafi.

Në këtë moment njera prej vajzave pëson një gjendje të fikti dhe më duhej ta shtrija për të vepruar për ta përmendur atë. Në këto momente ngarkese pune që kërkonin shpejtësi në veprimin tim profesional, nëna e vajzës, njëherësh edhe bashkëshortja e pacientit të plagosur, me godet në shpinë me këcënim duke u shprehur bëj dicka, ndërsa vajza tjetër, bërtiste duke thënë: çfarë mjekësh jeni ju e shumë e shumë fjalë të tjera fyese.

U kërkova të dilnin jashtë duke iu drejtuar se nuk kishin të drejtë të ngrinin dorë mbi mjekun. Kur u qetësua gjendja, vajza dhe zonja kërkuan të falur për cfarë kishin bërë por për mua “ç’kuptim kishte falja e kërkuar, ishte thyer raporti mjek – pacient, ishte thyer humaniteti im”, shprehet mjekja e Ksamilit

Nisur nga ky veprim brutal, që haset shpesh na lind të drejta t’i bëjmë një apel të fortë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.