Problematika zjarreve, Bashkia Delvinë: Kush i vendos qëllimisht do përballet me ligjin

Bashkia e Delvinës ka reaguar në faqen e saj zyrtare në facebook në lidhje me zjarret e fundit që kanë rënë.

Bashkia ka bërë thirrje për një kujdes të madh nga ana e banorëve, ndërsa ka lajmëriar se për zjarrëvëniet me qëllim do të ketë ndëshkime të rënda për shkelësit.

Postimi i plotë.

????Të nderuar banorë të Bashkisë Delvinë,

⚠️Gjatë këtyre ditëve, nisur nga temperaturat e larta , ne disa zona të Bashkisë Delvinë ka patur raste te rënies së zjarreve nga pakujdesitë, por edhe raste të zjarrvënieve të qëllimshme.

????????Lusim banorët e Bashkisë Delvinë, që të
rrisin kujdesin ndaj veprimeve jo të hijshme, ndërkohë që gjithkush që me papërgjegjshmëri krijon të tilla situata, duke rrezikuar pronën publike dhe jopublike, do të përgjigjet para ligjit për çdo dëm të shkaktuar.

#NdërgjegjësimiNisNgaNe