Plazhi i pasqyrave në Sarandë, destinacion turistik, por mungon infrastruktura

Plazhi i Pasqyrave konsiderohet mes plazheve më të bukura në jug të vendit, por rruga për të shkuar atje nuk është e lehtë.

Infrastruktura e munguar bën që impakti i parë i pushuesve që shkojnë atje të mos jetë ai i famës që ka ky plazh.

“Ne kemi ardhur disa herë këtu, pasi plazhi është shumë i bukur dhe uji është kristal”

Nga rruga kryesore duhet të bësh disa kilometra në këmbë për t’iu drejtuar plazhit, ose të marrësh parasysh dëmtimin e automjetit apo rrezikun e aksidenteve.

“Pavarësisht se rruga është e vështirë, ne ka tërhequr plazhi për të ardhur këtu. Është i veçantë si plazh dhe uji është  kristal”

Turistët e synojnë për ujin e kristaltë dhe bukurinë e natyrës, por rruga bën që disa ta mendojnë rikthimin.

E vërteta është se rruga është shumë e prishur dhe ka shumë pluhur. Është më shumë mundim  të shkosh deri tek plazhi sesa të dalësh dhe ta shijosh. Unë nuk kthehem më në këtë plazh pa u rregulluar rruga”.