“Pasuri të vëna nga droga”, OFL u troket katër personave në Vlorë, emrat dhe veprat penale
Katër persona në Vlorë, pasuria e të cilëve dyshohet se është produkt i aktivitetit kriminal duhet të japin “llogari” për origjinën e saj, para Operacionit Forca e Ligjit.
Bëhet fjalë për katër persona të dënuar për drogë.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
-Julian Toro, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Viktor Shoraj alias Robert Toro, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
-Dino Abazi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;
-Daniel Nikaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.