Muaji gusht “gjallëron” Sarandën, mbushen hotelet dhe plazhet

Që nga fillimi i muajit gusht, në Sarandë është shtuar ndjeshëm numri i turistëve vendas dhe të huaj.

Në qytetin bregdetar ka një numër të shtuar turistësh nga vende të ndryshme nga Shqipëria, por nuk mungojnë as kosovarët, maqedonasit etj.

Ky sezon turistik është mjaft i vështirë, pasi pandemia e krijuar mga Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në prurjen e turistëve këtë vit në Sarandë, qytet i cili gjatë viteve të fundit ka pasi vetëm rritje të numrit të pushuesve.

Megjithatë, pavarsisht vështirësive duket se ky muaj ka rritur ndjeshëm ku plazhet dhe shumica e hoteleve janë populluar. /Sarandanews.com/