Meta merr në mbrojtje Greqinë: Ajo bën namin për shqiptarët, përgjegjësi ka Rama si ministër i Jashtëm
Ilir Meta tha sot se është e tepër t’i drejtosh gishtin palës greke për kaosin e krijuar në Kakavijë.
Ai shtoi se radhët e krijuara në kushtet e pandemisë janë të pajustifikuara.
Duke komentuar situatën, që tashmë është zgjidhur, Ilir Meta tha se nuk mund të fajësohet Greqia pasi sipas tij ajo dihet se çfarë bën edhe për shqiptarët me dokumente greke, që i cilëson si shtetas të saj.
Presidenti u shpreh se përgjegjësia kryesore bie mbi kryeministrin, i cili është një kohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme.