Me hurdhër mbi kokë, Ilir Meta poston foton nga Piluri i Himarës

Presidenti Ilir Meta po vazhdon të shijojë pushimet, ku këtë herë ka zgjedhur të shkojë në Pilur të Himarës.

Ai ka publikuar një foto nga Piluri, ku vihet re edhe një tufë me hudhra të varura në vendin që Meta ka shkrepur foton.

Nuk e dimë nëse Meta i nxori edhe hudhrat në foto për të mbajtur larg “syrin e keq” apo hudhrat janë aksidentalisht në foto, por ky ishte një detaj që nuk mund të mos vihej re.

“Shumë i lumtur të jem sot në Pilur të Himarës, në këtë kështjellë të pamposhtur të patriotizmit dhe simbol të bukurisë natyrore shqiptare, për të vlerësuar Kapedanët e Bregut dhe Luftës së Vlorës, por dhe disa nga emblemat e polifonisë sonë të mrekullueshme”, shkruan Meta krah fotos.