Mbytet një person në plazhin e Vlorës, trupi iu gjet pranë detit pa shenja jete

VLORË– Një person është gjetur i pajetë pranë plazhit të vjetër në qytetin e Vlorës.

Paraprakisht dyshohet se personi i pajetë është mbytur.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe autoambulanca, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tij.