Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë: Ja çfarë u miratuan
U zhvillua paraditen e sotme mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Sarandë.
Në rendin e ditës u miratuan 9 pika të cilat janë:
?Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin Korrik 2020.
?Heqja e tarifave mujore financiare të ushqimit në çerdhe dhe kopshte për shtresat në nevojë.
?Miratimi i listës së familjeve që përfitojnë nga bonusi i strehimit.
?Analiza e të ardhurave nga tarifat vendore dhe problematikat e hasura.
?Raporti për veprimtaritë sportive të parashikuara për sezonin 2019-2020.
?Masat e marra në institucionet arsimore për vitin e ri shkollor.
?Informacion mbi çështjen e pronave mes qytetarëve dhe z.Avni Delvina ,
?Informacion në lidhje me problemin e truallit për objektet e legalizuara sipas listës emërore të përcjellë nga ASHK në
?Informacion mbi ecurinë e investimit për përmirësimin e furnizimit me ujë në zonën urbane , “Baba Rexhepi” dhe “ Lugu i Dardhës”.