Majlinda Qilimi falenderon klubin e futbollit pas mbarimit të sezonit: Besimplotë se në të ardhmen do arrijmë rezultate

Kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, ka falenderuar klubin e futbollit pas përfundimit të sezonit.

Teksa ka shpërndarë statusin e trajnerin Donald Mehmeti, Qilimi që njëkohësisht është edhe presidentja e skuadrës shprehet besimplotë se ekipi do prodhojë rezultate.

POSTIMI I PLOTË.

Faleminderit???????? çuna!
Faleminderit sportdashës devinjotë????????!
Zgjodha t’ju përcjell mesazhin e trajnerit të K.F. Bistrica të cilin dua ta falenderoj për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij kampionati.
Besimplotë se i gjithë ekipi i K.F.Bistricës do të vijojë të prodhojë sukses????.

———————–
Të dashur sportdashës dhe dashamirës të ekipit të Delvinës.

Me privilegjin dhe përgjegjësinë e statusit të trajnerit të ekipit,dëshiroj që në mbyllje të këtij sezoni të shpreh falenderime të përzemërta për mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim emocionues edhe të bukur.

Nëpërmjet këtij statusi dëshiroj të shpreh mirënjohje plotësisht të ndjerë për të gjithë lojtarët të cilët ishin korrekt dhe respektues në marrëdhënie me mua dhe seancat stërvitore, të cilat prodhuan sukses në shumë ndeshje të rëndësishme brenda dhe jashtë fushe gje e cila u pasqyrua me një pozicion komod në tabelën e klasifikimit.

Pranoni ndjesën tonë për mungesën e performancës së mirë në disa ndeshje ku në disfavor nuk patëm vetëm dobësitë tona por edhe gjykime jo korrekte arbitrash.

Futbolli është ushqim shpirtëror dhe si i tillë ne u munduam ta servirnim tek ju në formën më të mirë me mundësitë që patëm edhe pse rrugët kalonin mes vështirësish dhe sakrificash.

Mire u takofshim sezonin e ardhshem.
Zoti na ndihmoftë t’ju bëjmë krenar dhe ta çojmë të gjithë bashkë Delvinën në një kategori më lartë.

Donald Mehmeti.

/Sarandanews.com/