Kërcet kallashi në Sarandë, FNSH në vendngjarje
Te shtena me arme zjarri ne Sarande.
Te shtenat ne kodren mbi rrugen e 5 te qytetit.
Dyshohet se ështe qelluar me pistolete dhe Kallashnikov.
Policia e Sarandes dhe FNSH kane rrethuar vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI POLICISË
Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.