Greqi/ Gjendet pa shenja jete në hambarin e anijes shtetasi shqiptar, dyshohet se … (Emri)
Autoritete greke në portin e Volosit në Greqinë qendrore njoftuan se gjetën pa ndjenja në hambarin e një anieje një 62 vjeçar, shtetas shqiptar.
Sipas rojes bregdetare, 62 vjeçari Ndue Nikolli u gjet pa ndjenja në sallën e motorëve të një anije, pronë e nje kompanie shqiptare që ndodhej në portin e Volosit, ku po ngarkonte hekur.
Sipas rojes bregdetare, kanë qenë anëtarët e tjerë të ekuipazhit që njoftuan lidhur me gjendjen shëndetësore të 62 vjeçarit Nikolli.
Menjëherë kanë mbërritur ekipet e shpëtimit, të cilat nuk mundën ta rikthejnë në jetë.
Dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak, ndërkohë që konfirmim zyrtar pritet të japë ekspertiza mjeko ligjore që do të bëhet në trupin e viktimës prej mjekëve ligjorë të spitalit të Volosit.
Lidhur me ngjarjen janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare, të cilat do të kryejnë edhe tërheqjen e trupit për ta dërguar në atdhe.