COVID-19/ Konfirmohet një i vdekur dhe 168 raste të reja në Greqi

Gjatë ditë së sotme, Shëndeti Publik PHEA në Greqi ka konfirmuar 168  raste të reja me koronavirus nga të cilat 20 u identifikuan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 8987.

Ndërkohë 31 pacientë po trajtohen të intubuar, por 143 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU.

Gjithashtu sot  është regjistruar edhe një tjetër vdekje duke e rritur në 243  numri i vdekjeve në vend.

Nga 1 janari 2020 deri sot, në laboratorët që kryejnë teste për koronavirusin e ri (SARS-CoV-2) dhe që deklarojnë sistematikisht në EODY të gjitha mostrat që ato testojnë (pozitive dhe negative), janë testuar gjithsej 872550 mostra klinike, nga nga të cilat 9668 (1.1%) ishin pozitive për koronavirusin (përfshirë më shumë se një mostër për person të testuar).