Arrestohet 57-vjecari në Sarandë, kapet duke ndërtuar pa leje të institucioneve
Policia e Sarandës ka arrestuar një 57-vjecar, pasi u kap duke ndërtuar pa leje të organeve kompetente.
Uniformat blu të qytetit jugor prangosën atë në flagrancë, duke e akuzuar se ka ndërtuar në shkelje të ligjit.
Njoftimi i policisë:
Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. I., 57 vjeç, banues në Ksamil, pasi është kapur nga shërbimet e policisë në lagjen nr.3 Sarandë, duke ndërtuar punime ndërtimi pa leje nga organet kompetente.
Vlorë, ditën e djeshme është paraqitur shtetasi R. D, i cili ka bërë kallëzim se në datën 08.08.2020, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me ta. Po punohet për gjetjen e tyre.